Procesi i organizimit dhe vëzhgimit të provimeve ka ndryshuar rrënjësisht që nga vitet që lamë pas. Më parë shumë persona kanë qenë pjesë e vëzhgimit fizik që nga hartimi i pyetjeve apo provimeve e deri tek publikimi i rezultateve. Në një provim tradicional, vëzhguesit duhet ti vështrojnë të gjithë kandidatët njëkohësisht në mënyrë konstantë, që nga fillimi i provimit deri në përfundim. Sa i përket aspektit logjistik, kjo qasje e vëzhgimit paraqet disa disfavore apo kufizime. Edhe kur bëhet fjalë për provime online, studentët duhet të jenë prezent në qendra testuese. Megjithatë, këto metoda dhe zakone të vjetra të testimit veçse janë duke u harruar në formë graduale duke i transformuar ato në provime apo testime të vëzhguara remote (nga shtëpia) ose në vëzhgim të plotë automatik nga sistemet kompjuterike.
Le t’ju hedhim një sy këtyre arritjeve
Në ditët e sodit arritjet teknologjike po na mundësojnë të realizojmë gjëra që përmirësojnë cilësinë e jetës sonë në mënyrë më të lehtë dhe më komode. Nëse diskutojmë specifikisht për sektorin e edukimit, teknologjia po luan rol të rëndësishëm në edukimin online. Që nga viti i kaluar, qeveritë mbyllën të gjitha institucionet shkollore si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19, dhe si alternativë të kësejë filluan të promovojnë kalimin në mësim online.
Zhvillimi I teknologjisë në fushën provimeve të vëzhguara remote (apo nga distanca)
Institucionet arsimore dhe ligjëruesit kaluan në provime online të mbajtura dhe vëzhguara nga shtëpia për të siguruar që arsimi të vazhdojë në ritëm normal. Vëzhgimi online, në gjuhën ndërkombëtare e njohur si “Proctoring” është element bazik i të gjitha provimeve për të ruajtur integritetin dhe rëndësinë e tyre. Arritjet e teknologjisë në Proctoring sigurojnë që asnjë teknikë apo softuer i padrejt (apo mashtrues) të mos ketë mundësi të pengoj apo ndikoj procesin e provimit. Provimi online remote u mundëson pjesëmarrësve të testohen në formë shumë më të sigurt dhe komode nga shtëpia e tyre, pa pasur nevojë të vëzhgohen nga njeriu.
Llojet e Remote Proctoring
Uebkamerat, mikrofonat, dhe monitorimi i ekranit janë metodat më të zakonshme që përdoren për ti vëzhguar kandidatet gjatë testimit nga shtëpitë e tyre / Remote. Megjithatë, në botën e teknologjisë janë tri forma kryesore të Remote Proctoring që ofrohen në treg.
- Live Online Proctoring apo Vëzhgimi Live Online:
Vëzhguesi në kohë reale përcjellë videon, zërimin, dhe ekranin e kandidatit nga distanca/remote. Përveçse ofron vëzhgues remote, përndryshe kjo formë është shumë e ngjashme me mundësinë offline proctoring.
- AI-Based Proctoring apo Vëzhgimi i Bazuar në Inteligjencë Artificiale:
Vëzhgimi i bazuar në IA është forma më e avancuar e Proctoring deri në këtë moment. Eliminon nevojën e vëzhgimit nga njeriu pothuajse në tërësi. Sistemet AI-Based Proctoring në kohë reale mund ti detektojnë të gjitha sjelljet e dyshimta të kandidatëve duke përdorur teknologjitë facial recognition, eye tracking, and object tracking through the camera.
- Recorded Proctoring apo Vëzhgimi i Gjiruar:
Kamerat, Zëri, dhe Ekrani i kandidatëve gjirohen në kohë reale në këtë formë të vëzhgimit. Ndërsa vëzhguesi i gjurmon ato gjirime në një kohë tjetër pasi të ketë përfunduar provimi. Kjo formë eliminon kufizimet kohore të angazhimit të vëzhguesve në kohë reale gjatë provimeve të kandidatëve.
Kjo formë gjithashtu ju ndalon kandidatëve mundësitë për ti bërë pyetjet copy-paste, për të hapur shfletuesit e internetit, dhe për tu qasur në aplikacione tjera të kompjuterit gjatë kohës së provimit. Vëzhgimi automatik eliminon nevojën e participimit aktiv të vëzhguesve njerëzor. Duke mundësuar që Vëzhgimi i Bazuar në Inteligjencë Artificiale të jetë shumë efiqient dhe pa asnjë gabim apo error.
Përfitimet e kandidatëve nga provimet e vëzhguara remote (nga distanca)
- Kandidatët kanë mundësi të ulen në provim në kohën që atyre ju përshtatet më së shumti. Organizatorët e provimit kanë mundësi të ofrojnë një “afat kohor të caktuar” brenda të cilit kandidatët mund të zgjedhin se kur duan të hynë në provim, për arsye që vëzhgimi remote nuk kërkon vëzhgues në kohë reale.
- Kandidatët mund të hynë në provim nga cilido vend që atyre ju konvenon, për aq sa ai vend të jetë mjaft i ndriçuar që kamera të ketë mundësi të identifikoj fytyrat e tyre.
- Provimet në të cilët mund të hysh nga shtëpia janë më të relaksuar se ato në qendra testuese. Ngrisin produktivitetin dhe mundësinë për të kaluar atë provim.
- Kandidatët gjithashtu përfitojnë nga ndjenja e privatësisë që u ofrojnë provimet remote. Vetëm për të eliminuar mundësinë e dekoncentrimit gjatë provimit, shumë kandidatë zgjedhin që të mos testohen në qendra testuese që kanë shumë kandidat njëkohësisht. Provimet remote u mundësojnë atyre të testohen në ambientet më të qeta dhe komfore të shtëpive të tyre.
- Rinia në këtë kohë është shumë mirë e përqafuar me teknologjinë dhe më shumë më shumë preferojnë të hyjnë në provime në formë digjitale se në ato fizike.
Përfitimet e institucioneve arsimore nga provimet e vëzhguara remote (nga distanca)
- Përdorimi i teknologjisë për provime remote eliminon nevojën për qendra testuese dhe për vëzhgues në kohë reale. Në këtë formë eliminohet edhe një shumë e mirë e kostove financiare që ndërlidhen me organizimin e provimeve.
- Provimet e vëzhguara remote përmbajnë kosto më të përballueshme dhe janë shumë më lehtë të përdorshëm për të gjithë. Studentët mund të hyjnë në provime remote dhe të përcjellin arritjet e tyre në kohë reale, për dallim nga forma klasike e që obligon të udhëtosh deri në qendra testuese dhe të presësh një kohë të gjatë për rezultate.
- Mundësia për ti ofruar provimet në nivel global mundësohet vetëm përmes mundësisë së testimit online të vëzhguara në formë remote. Në këtë formë ngritet edhe kredibiliteti I institucionit njëkohësit duhet rritur edhe të hyrat financiare.
- Provimet e vëzhguara online ngritin sigurinë dhe besueshmërinë. Monitorimi i mashtrimeve dhe kopjimeve gjatë provimeve është sfiduese, por me vëzhgim të mbështetur në inteligjence artificiale këto veti mund te identifikohen dhe eliminohen shumë lehtë dhe pa mundim. Nëse një kandidat bën sjellje jo etike, vëzhguesi live online njoftohet nga sistemi për këtë sjellje dhe mund të intervenoj menjëherë.
- Numër i madh i pjesëmarrësve në provime shkollore dhe në ato të maturës si dhe provimet në universitete zakonisht organizohen në kohë të njejt. Gjetja e lokacionit për organizimin e provimeve është bërë problem serioz në nivel global. Megjithatë, provimet e vëzhguara remote kanë reduktuar nevojën për lokacione fizike dhe qendra testuese për ekzekutimin e provimeve si dhe kanë thjeshtëzuar procedurat e caktimit të orareve për provim.
Si Provimet e Vëzhguara Remote e ruajnë integritetin e tyre
Në këtë epokë kur çdo gjë funksionon online, njerëzit në mënyre shumë të lehtë mund ta ndërrojnë identitetin e tyre duke përdorur metoda dhe teknika inovative. Kandidatët mund të adaptojnë teknika mashtruese në mënyrë që një tjetër kandidat të mbajë provimin në vend të tij. Përtej kësaj, hapja e brouserëve të ndaluar, kërkimi i përgjigjeve, dhe ndihmat tjera në internet janë mashtrimet më të zakonshme qe ndodhin gjatë testimeve online.
Platformat e sigurta që aktualisht ekzistojnë në treg për ofrimin e provimeve me Vëzhgim Remote (Remote Proctoring), lehtësisht zbulojnë çdo lloj shkelje apo mashtrimi dhe eliminojnë ato duke e bazuar Vëzhgimin në Inteligjencë Artificiale. Ato ndihmojnë në ruajtjen e integritetit të provimeve online dhe përmirësojnë imazhin e institucioneve në përgjithësi duke u afruar atyre saktësi dhe efiqiencë në provimet e tyre.
Krejt në fund por jo edhe më pak e rëndësishme, sfidat e imponuara nga pandemia na kanë sjellë në një realitet të ri, në të cilin zgjidhjet afatgjata janë shumë kritike. Klasat Live Online dhe ato e-learning nuk janë më të kufizuara vetëm për disa shtresa shoqërore, por tani pranohen nga i gjithë komuniteti. Institucionet arsimore në shkallë te madhe janë duke adaptuar metodën e provimeve të vëzhguara remote. Përdorimi i sistemeve remote për vëzhgimit të provimeve në formë online përmirëson sigurinë, integritetin dhe ofron lehtësi në organizimin e provimeve.
Pse BEINT?
Duke u cilësuar si institucioni i vetëm që shumicën e aktiviteteve të saja i ka të orientuara në digjitalizimin e sistemit edukativ, BEINT ka partner të cilët i përfaqëson dhe të cilët janë lider global në fushën e digjitalizimit të sistemeve të testimeve dhe mbarë sistemit edukativ. Këta partner bartën mbi supet e tyre digjitalizimin e sistemeve të provimeve në organizata nga institucione me renome botërore siç janë Universiteti i Londrës, testimet PISA, të gjitha provimet e sektorit publik në Australi dhe Zelandë të Re, dhe shumë të tjera. Për tu konsultuar për mënyrën më të sigurt dhe lehtë për digjitalizimin e provimeve apo gjithë sistemit edukativ në institucionin tuaj, mos hezitoni të kontaktoni BEINT në çdo kohë.