Inspektorët e Arsimit me Sukses Përfundojnë Trajnimin mbi Dixhitalizimin e Mësimit Online.Ofruar nga BEINT
Inspektorët e Arsimit në Kosovë në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional po ndjekin trajnimin, i cili trajnim përbëhet nga tri faza:
Faza e I-rë: Kontrolli dhe Inspektimi i Teknologjisë së Informacionit;
Faza e II-të: Zhvillimi i Mësimit Online
(Dixhitalizimi i Mësimit Online), dhe
Faza e III-të: Mësimdhënie, Nxënie dhe Inspektimi i Mësimit Online.
Për të siguruar që teknologjia dixhitale funksionon në mënyrën e duhur dhe efektive në edukimin dhe zhvillimin e mbarëvajtjes mësimore, ne duhet të sigurohemi që mësuesit dhe kontrollorët/inspektoret e tyre, e kuptojnë mirë se si kjo teknologji të përdoret dhe vlerësohet.
Andaj me anë të këtij trajnimi duke aplikuar rastet e studimit me “Google education”, “Moodle”, Edukim.org, “Google MEET e ZOOM”, trajnimi ka pas për qëllim t’i aftësoj pjesëmarrësit si integrohen platformat dhe teknikat teknologjike në mësimin online. Poashtu, ti ndihmoj pjesëmarrësit në përparimin e demonstrimit të aftësive mbi integrimin e teknologjisë.
BEINT është e akredituar nga MAShTI në (17) programe, si dhe është akredituar në Organizatat Angleze, si ATHE dhe QUALIFI, ndërsa numëron një numër të konsiderueshëm të bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë.
Më shumë:
Web i BEINT》》www.beint.org
Platforma e BEINT për digjitalizimin e mësimit online》》www.edukim.org