Sot, në kuadër të Programit Shkolla e Drejtorëve të organizuar nga BEINT, pjesëmarrësit, aspirantë për drejtues të shkollave, nga Komuna e Fushë Kosovës dhe Komuna e Malishevës treguan një përgatitje profesionale dhe performancë shumë të mirë gjatë paraqitjes dhe mbrojtjes së projekteve me ç’rast u prezantuan 13 ide dhe projekte shumë interesante nga 13 grupe. Ata janë lehtësuar në këtë proces nga trajnerët individual Xhevdet Zogaj, Amir Pllana dhe Zeqir Kastrati.
Grupet e mësuesve treguan një nivel të lartë të përkushtimit, profesionalizmit dhe aftësive drejtuese. Ky është një sukses i madh për programin tonë, që zbatoher për herë të parë në Kosovë duke demonstruar komperenca të larta si drejtues të ardhshëm të shkollës. Ne si BEINT jemi krenarë që jemi pjesë e zhvillimit tuaj profesional!
Urime dhe suksese të mëtejshme në rrugën drejt liderëve të suksesshëm! Kujdesuni që njohuritë e fituara të reflektojnë suksesin në punët tuaja të përditshme.
Duam të falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë trajnim dhe keni dhënë një kontribut shumë të çmuar, dhe padyshim që kjo e ndihmoi edhe suksesin e programit.
Ju inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tutje drejt zhvillimit tuaj personal e profesional për rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë!
Prishtinë, 09 Shtator 2023