Duke pasur parasysh epokën në të cilën gjendemi, e posaçërisht situatën pandemike e cila ka kapluar të gjithë globin pa dallim, siç duket transformimi dhe digjitalizimi i të gjithë sistemit arsimor do të jetë domosdoshmëri e pa evitueshme. Sipas situatës aktuale, ne të gjithë jemi dëshmitarë sa i përket pjesës së ligjërimit online, duke përdorur platformave të ndryshme, transformimi nuk ishte edhe shumë sfidues në asnjërin nivel arsimorë.
Por, ajo çfarë vazhdon të jetë sfidues për shumicën absolute është pjesa e ofrimit dhe monitorimit të testeve/provimeve të ndryshme nga distanca!
Sfida e këtij procesi të transformimit dhe digjitalizimit të testimit nga distanca është ndjeshmëria dhe rëndësia e testimeve në nivele të ndryshme të edukimit.
Ndonëse ekzistojnë iniciativa të ndryshme vendore dhe rajonale për ta digjitalizuar këtë proces, ato vazhdojnë të jenë shumë manuale dhe lehtë të manipulueshme në krahasim me nivelin dhe rëndësinë e testimit për të cilin ofrohet!
Falë punës profesionale dhe të palodhshme të The International Business Education (BEINT), organizatë e cila veçse ka filluar të korrë sukseset e saja në rrafshin vendor dhe atë ndërkombëtarë. BEINT përveç tjerash, shumicën e aktiviteteve të saja i ka të orientuara drejt digjitalizimit dhe transformimit të sistemit arsimorë në përgjithësi.
Në këtë frymë, BEINT së fundmi arriti marrëveshje bashkëpunimi dhe përfaqësimi me kompaninë lidere dhe më të besueshmen në botë për monitorimin e testimeve “ProctorTrack”.
ProctorTrack me seli në New York City, gëzon besim nga institucione akademike, qeveritare, dhe ato të sektorit privat në të gjithë botën. Është e specializuar në verifikimin, monitorimin, dhe vërtetimin e identitetit përmes solucioneve të saja të patentuara dhe që mbështeten plotësisht në Inteligjencë Artificiale (AI).
Vlenë të theksohet që ProctorTrack është kompania e cila qëndron pas, duke monitoruar dhe siguruar me sukses mbarëvajtjen e testimeve të ofruara nga gjiganti Australian me renome botërore JANISON. Kompani kjo e cila me sukses implementon dhe monitoron testimet e PISA për shkolla, testimet e Cambridge, testimet e Universitetit të Londrës dhe SCIO, është ofrues kombëtar i testimeve në Republikën Çeke, si dhe pothuajse shumicën e testeve publike dhe private që ofrohen në Australi dhe Zelandën e Re.
Proctortrack ofron katër nivele të sigurisë gjatë monitorimit, përfshirë këtu edhe atë të Drejtpërdrejtë (LIVE) me AI:
Bazuar në këto nivele, Proctortrack mund të llogaritet si platformë e përshtatshme për çdo lloj testimi në të gjitha nivelet e sistemit arsimorë, duke eliminuar të gjitha mundësitë e manipulimit, pa u nevojitur aspak kohë manuale për mbikëqyrje apo menaxhim.
Në këtë formë, ne përveçse jemi shumë më të sigurtë nga bartja e viruseve të ndryshme duke eliminuar plotësisht grumbullimet në salla dhe çdo kontakti fizik, ne gjithashtu, përfitojmë edhe shumë të mira të tjera si ato ekologjike, financiare, e kohore, njëkohësisht qëndrojmë në hap me kohën dhe vendet tjera të botës.
BEINT është këtu për t’ju ndihmuar të keni sukses!