BEINT ka zhvilluar takim me Ministren e Arsimit zonjën Nagavci për mbështetje të arsimit profesional në Kosovë në fushën e dixhitalizimit të arsimit profesional në Kosovë dhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale për certifikim të drejtuesve të shkollave në Kosovë.
Ministrja Nagavci parimisht përkrahi idenë e krijimit të bashkëpunimit në mes të MASHT-it dhe BEINT për bashkëpunim dhe ofrimin e programeve të akredituara nga BEINT, për ngritje të cilësisë për drejtuesit e shkollave në Kosovë.
- Kurrikula e Ciklit Fillor me Qasje Kompetencash (54 Kredi)
- Gjithë Përfshirja në Arsim (18 Kredi)
- Certifikimi i Drejtuesve të Institucioneve Arsimore Para Universitare (180 Kredi)
- Dixhitalizimi i Mësimit në Shkolla (40 Kredi)
- Menaxhimi dhe Zhvillimi i Mësimdhënies në Baza Individuale dhe Grupore (20 Kredi)
- Kuptimi i Gjuhës dhe Metodologjia për Mësimdhënie (20 Kredi)
- Kuptimi dhe Administrimi i Sjelljes në Mjedisin Mësimor (6 Kredi)
- Zhvillimi i Mësimit dhe Vlerësimit të Mësimdhënies në Arsim dhe Trajnim (20 Kredi)
- Teoritë, Parimet dhe Zhvillimi në Arsim dhe Trajnim (20 Kredi)
- Praktika dhe Zhvillimi më i Gjerë Profesional në Arsim dhe Trajnim (20 Kredi)
- Zhvillimi i Përdorimit dhe Organizimit të Burimeve në Fushën e Specializuar në Edukim (15 Kredi)
- Siguria e Brendshme e Cilësisë së Vlerësimeve (10 Kredi)
- Barazia dhe Diversiteti në Shkolla (10 Kredi)
- Identifikimi i Nevojave Mësimore (10 Kredi)
- Praktika Globale e Mësimdhënies (45 Kredi)
- Trajnimi i Trajnerëve (ToT) (44 Kredi)
- Instrumentet e Vlerësimit të Kurrikulave të Zbatuara në Shkolla (20 Kredi)