Current Status
Not Enrolled
Price
Diskutueshëm
Get Started

Përshkrimi i Trajnimit



Programi ka dy module, ku Moduli i parë i jep mundësi mësuesve të arsimit bazë (klasat 1-9) që të
njihen me kategoritë e nxënësve me aftësi të kufizuara, njohjen e legjislacionit për arsimimin e
fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe ndryshimin e qëndrimeve negative të mësuesve ndaj
gjithëpërfshirjes së fëmijëve me AK në shkollat e zakonshme.
Ky modul përbëhet nga 3 seanca; secili nga seancat është i formatuar në 1 orë teori dhe 1 orë praktikë. Në fund të çdo dite pjesëmarrësit testohen për njohuritë e tyre.
Pjesëmarrësit njihen dhe fokusohen me përkufizimin e gjithëpërfshirjes, nocionet dhe konceptet më të rëndësishme të saj, gjithëpërfshirjen në arsim dhe gjithëpërfshirja si koncept specifik për fëmijët me aftësi të kufizuar, me kategoritë e aftësisë së kufizuar, veçoritë dhe elementët dallues të çdo kategorie, sistemet e kategorizimit të aftësisë së kufizuar, nënkategoritë për secilën nga kategoritë kryesore të AK, duke vijuar me ligjin e arsimit paraunivesitar (duke u thelluar në nenet e arsimimit të nxënësve me aftësi të kufizuara), udhëzimet ligjore të MASHT për këtë kategori nxënësish, si dhe me ndryshimin e qëndrimeve negative ndaj nxënësve me aftësi të kufizuara, vetëreflektimin e pjesëmarrësve për qëndrimet që kanë për këta nxënës.
Moduli i dytë, zhvillohet në 3 seanca, ku cila nga seancat është e formatuar në 1 orë teori dhe 1 orë
praktikë. Në fund të çdo dite pjesëmarrësit testohen për njohuritë e tyre. Moduli i njeh pjesëmarrësit
me kurrikulën për nxënësit me aftësi të kufizuara, me elementët kryesor që merren në konsideratë në përshtatjen e kurrikulës për nxënësit me aftësi të kufizuar, me mënyrat dhe teknikat e nevojshme
që të fillojnë të ndërtojnë një program të individualizuar mësimor për çdo nxënës me aftësi të
kufizuar, sipas rekomandimeve të dhëna nga komisioni i Komunës dhe DAK. Më pas vijohet me
hartimin e një plani të individualizuar mësimor për nxënësit me aftësi të kufizuar” duke i pajisur
pjesëmarrësit me njohuritë bazë për ndërtimin e një plani të individualizuar, mësimor për nxënësit
me aftësi të kufizuar.
Moduli trajton dhe vlerësimin e nxënësve me aftësi të kufizuar, me parimet dhe mënyrat e vlerësimit
të nxënësve me aftësi të kufizuar, bazuar në programin e individualizuar.
Moduli përfundon me temën që ka të bëjë me dokumentimin e punës me nxënësit me aftësi të kufizuar” ku orientohen me mënyrën e plotësimit të setit të dokumenteve që do të përdoren me nxënësit me aftësi të kufizuar

Lloji:  Program trajnues themelor  Kreditë:  18 Kredi  Orët:  18 Ligjëruese

Lidhja e trajnimit me llojin e licencës për mësimdhënës: 

  • Mësimdhënës i karrierës
  • Mësimdhënës i avancuar

Përfituesit e trajnimit

  • Mësues të ciklit fillor (klasat 1-5) dhe të arsimit të mesëm të ulët (klasat 6-9), sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejt dhe të interesuar për këtë tematikë;
  • Drejtuesit e shkollave fillore, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;

Trajnimi ka dy module:

Rezultate të pritshme:
Pjesëmarrësit në trajnim:

1. shqyrtojnë legjislacionin për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara njohin kategoritë dhe specifikat e secilës prej kategorive të nxënësve me aftësi të kufizuar
2. shpjegojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës në grup për suksesin e gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara
3. praktikojnë njohjen e kategorive dhe specifikave të çdo tipi të aftësisë së kufizuar
4. ndryshojnë qëndrimet negative ndaj arsimimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Ky modul do të zbatohet me anë të seancave , si më poshtë:
Seanca 1: “Ç ‘është gjithëpërfshirja në arsim?”,
Seanca 2: “Legjislacioni arsimor për gjithëpërfshirjen”,
Seanca 3: “Kategoritë dhe sistemet diagnostikuese të aftësisë së kufizuar dhe Qëndrimet ndaj nxënësve me aftësi të kufizuara”

Rezultate të pritshme:
Pjesëmarrësit në trajnim:

1. hartojnë një program të individualizuar për nxënësit me aftësi të kufizuar
2. përshtatin një program të individualizuar për nxënësit me aftësi të kufizuar që do të punojnë me to, bazuar në rekomandimet e komisionit vlerësues
3. shpjegojnë aftësitë për mësimdhënien e nxënësve me aftësi të kufizuar, në një klasë gjithëpërfshirëse
4. identifikojnë teknikat dhe procedurat për përshtatjen e programit mësimor për çdo kategori dhe shkallë të aftësisë së kufizuar
5. plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për mësimdhënien e nxënësve me aftësi të kufizuar
Ky modul do të zbatohet me anë të seancave , si më poshtë:
Seanca 1: “Kurrikula për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe si të përktheni rekomandimet e komisionit të Komunës dhe të DAK në programe të individualizuara”,
Seanca 2: “Hartimi i një plani të individualizuar mësimor për nxënësit me aftësi të kufizuar dhe Vlerësimi i nxënësve me aftësi të kufizuar” ,
Seanca 3: “Dokumentimi i punës me nxënësit me aftësi të kufizuar”

Struktura e trajnimit:
Programi trajnues GJITHËPËRFSHIRJA NË ARSIM, është një program i përbërë nga dy (2) module, dhe gjithsej 18 orë trajnimi të vlefshme me 18 kredi.

Organi i Shpërblimit

BeINT-logo-Full

Merrni Certifikatën tuaj në 4 Hapa të Thjeshtë

Regjistrohuni

Plotësoni formularit e regjistrimit. Ndiqni procesin e lehtë të regjistrimit

Studioni

Mësoni më shpejt, studioni më zgjuar. Ju mund të studioni kudo, në çdo kohë, nga çdo pajisje

Vlerësimet

Përforconi mësimin tuaj me kuize në fund të secilit modul

Certifikatë

Përfundoni trajnimin tuaj dhe kaloni provimet, merrni çertifikatën tuaj.

Kërkesa për Aplikim

Grupet e Hershme