Përshkrimi i Trajnimit
QËLLIMI: Aftësimi i për hartuar dhe përdorur një paketë zyrtare me instrumente për vlerësimin e kurrikulës së zbatuar në shkolla dhe universitete.
Seanca e parë: Kurrikula dhe qasja e saj me kompetenca. Risi dhe sfida për inspektimin e saj në shkollë.
Seanca e dytë: Situata e të nxënit në kurrikulën e re. (Instrument për vlerësimin e shkrimit dhe zbatimin e situatës së të nxënit në klasë).Prezantime, reflektime dhe analiza.
Seanca e tretë: Instrumente për vëzhgimin dhe vlerësimin e elementeve te kurrikulës në klase dhe në shkollë si: Plani vjetor, mujor, plani i orës së mësimit, metodologjia, mjedisi i të nxënit, projektet kurrikulare, mjetet dhe pajisjet, metodat, teknikat dhe strategjitë e përzgjedhura, përfshirja e prindërve. Prezantim dhe punë në grupe.
Seanca e katërt: Instrumente për vëzhgimin dhe vlerësimin e elementeve të vlerësimit të nxënësit si: Vlerësimi si matje dhe si motivim, vlerësimi me evidencë, vlerësimi me teste, arritjet. Prezantim, punë në grupe, refleksione.
Seanca e pestë: Instrumente për vëzhgimin dhe vlerësimin e elementeve të kurrikulës në shkollat profesionale
Seanca e gjashtë: Hartimi dhe përgatitja e raportit të inspektimit për zbatimin e kurrikulës në shkollë (gjetjet e inspektimit, formati dhe shkrimi i raportit të inspektimit për kurrikulën).Prezantim, punë në grupe, diskutime).
Rezultatet e Pergjithshme:
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë të aftë:
1. Të shpjegojnë tendencat e zhvillimeve të inspektimit/vlerësimit dhe të sigurimit të cilësisë në shkolla e vendeve evropiane, lidhur me kurrikulën e zbatuar
2. Të shpjegojnë legjislacionin e Kosovës për inspektimin në arsim
3. Të shkruajnë instrumente kontrolli/chek lists për vëzhgimin dhe vlerësimin e treguesve të kurrikulës së zbatuar në shkolla të arsimit bazë, të arsimit të mesëm, të përgjithshëm dhe atij profesional
4. Të japin gjykime për vlerësimin e zbatimit të kurrikulës në institucionet arsimore
5. Të japin gjykime dhe vlerësime për manualin e inspektimit dhe instrumentet e planifikimit, të zbatimit dhe të raportimit të inspektimeve në institucioneve arsimore
6. Të analizojnë instrumentet e vlerësimit të treguesve të kurrikulës së zbatuar në institucionet arsimore
7. Të krijojnë aftësi të të menduarit kritik për proceset e planifikimit, zbatimit dhe raportimit të inspektimit
8. Të demonstrojnë sjellje etike dhe integritet lidhur me bashkëpunimin me burimet njerëzore dhe institucionet arsimore para, gjatë dhe pas inspektimit
Lloji: Program trajnues themelor Kreditë: 20 Kredi Orët: 20 Orë Ligjëruese
Lidhja e trajnimit me llojin e licencës për mësimdhënës:
- Mësimdhënës i avancuar
- Mësimdhënës mentor
Përfituesit e trajnimit
- Drejtues dhe zyrtar te DKA-ve
- Inspektoratin e Arsimit
- Mësimdhënës të shkollave fillore dhe te mesme që kanë synime në drejtimin e institucioneve arsimore siç janë shkollat, sepse ky program do ti mundësoj zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive për këtë tematikë;
- Drejtuesit e shkollave fillore dhe te mesme, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
- Zyrtarë dhe Drejtues Institucional Arsimor, si p.sh.. Zyrtar nga Ministria e Arsimit, DKA-të, etj. sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
Trajnimi ka gjashtë seanca:
Rezultatet e Përgjithshme:
Kurrikula dhe qasja e saj me kompetenca.Risi dhe sfida për inspektimin e saj në shkollë.
Objektivat e seancës: Në fund të seancës pjesëmarrësit duhet të jenë të aftë të:
• identifikojnë modelet e zhvillimit të kurrikulës në vendet perëndimore
• shpjegojnë modelin e kurrikulës me qasje kompetencash
• analizojë problemet dhe risitë për vëzhgimin dhe vlerësimin e kurrikulës me kompetenca, të zbatuar në shkollë
Rezultatet e Pergjithshme:
Situata e të nxënit në kurrikulen e re.(Instrument për vlerësimin e shkrimit dhe zbatimin e situatës së të nxënit në klasë).Prezantime, reflektime dhe analiza.
Objektivat e seancës: Në fund të seancës pjesëmarrësit duhet të jenë të aftë të:
• identifikojnë elementet përbërës të situatës së të nxënit në klasë
• shpjegojnë se çfarë është situata e të nxënit
• hartojnë modele situatash të nxëni për lëndë, tema dhe klasa të ndryshme të arsimit bazë dhe atij të mesëm
• analizojnë rëndësinë e përdorimit të situatës së të nxënit në klasë, në kuadër të kurrikulës me qasje kompetencash ” (Burimet, Rezilienca, Reflektimi dhe Reciprociteti).
Rezultatet e Pergjithshme:
Instrumente për vëzhgimin dhe vlerësimin e elementeve te kurrikulës në klase dhe në shkollë si: Plani vjetor, mujor, plani i orës së mësimit, metodologjia, mjedisi i të nxënit, projektet kurrikulare, mjetet dhe pajisjet, metodat, teknikat dhe strategjitë e përzgjedhura, përfshirja e prindërve.Prezantim dhe punë në grupe.
Objektivat e seancës: Në fund të seancës pjesëmarrësit duhet të jenë të aftë të:
• identifikojnë elementet përbërës të planit mujor dhe atij vjetor të lëndës
• shpjegojnë formatin e planit të orës së mësimit
• identifikojnë metodologjinë (metoda, teknika dhe strategjitë) më të përshtashme dhe treguesit e mjedisit të të nxënit
• shpjegojnë elementet e projektit kurrikular
• identifikojnë forma të përfshirjes së prindërve në procesin e të nxënit
• hartojnë lista kontrolli për treguesit e kurrikulës
Rezultatet e Pergjithshme:
Instrumente për vëzhgimin dhe vlerësimin e elementeve të vlerësimit të nxënësit si: Vlerësimi si matje dhe si motivim, vlerësimi me evidencë, vlerësimi me teste, arritjet.Prezantim, punë në grupe, refleksione.
Objektivat e seancës: Në fund të seancës pjesëmarrësit duhet të jenë të aftë të:
• identifikojnë llojet e vlerësimit të nxënësve
• shpjegojnë vlerësimin me evidenca
• shqyrtojnë vlerësimin me test/detyrë kontrroli
• analizojnë arritjet e nxënësve dhe të shkollës
• hartojnë lista kontrolli për treguesit e vlerësimit
Rezultatet e Pergjithshme:
Instrumente për vëzhgimin dhe vlerësimin e elementeve të kurrikulës në shkollat profesionale (Instrumente për kurrikulën në Bazë Shkolle të AFP-së, Kurrikula në Bazë Ofruesi të FP-së, Mbështetja për zbatimin e kurrikulës, Ekipi kurrikular i IoAFP-së).Prezantime, punë në grupe, refleksione)
Objektivat e seancës: Në fund të seancës pjesëmarrësit duhet të jenë të aftë të:
• shqyrtojnë elementet e kurrikulës në bazë shkolle të AFP-së
• identifikojnë elementet përbërës të kurikulës me bazë ofuesit të AFP-së
• analizojnë procesin e mbështetjens së zbatimit të kurrikulës në shkollat profesionale
• japin ide për funksionimin e ekipit kurrikular
• hartojnë instrument kontrolli për tregues të kurrikulës së AFP-së
Rezultatet e Pergjithshme:
Hartimi dhe përgatitja e raportit të inspektimit për zbatimin e kurrikulës në shkollë (gjetjet e inspektimit, formati dhe shkrimi i raportit të inspektimit për kurrikulën).Prezantim, punë në grupe, diskutime)
Objektivat e seancës: Në fund të seancës pjesëmarrësit duhet të jenë të aftë të:
• shqyrtojnë se si identifikohen gjetjet në një proces inspektimi
• identifikojnë elementet e formatit të platformës dhe të raportit të inspektimit
• përdorin listat e kontrrollit për vlerësimin e kurrikulës së zbatuar në klasë e në shkollë
• hartojnë një raport inspektimi lidhur me vlerësimin e kurrikulës që zbatohet në shkollë
Struktura e trajnimit:
Organi i Shpërblimit
Merrni Certifikatën tuaj në 4 Hapa të Thjeshtë
Regjistrohuni
Plotësoni formularit e regjistrimit. Ndiqni procesin e lehtë të regjistrimit
Studioni
Mësoni më shpejt, studioni më zgjuar. Ju mund të studioni kudo, në çdo kohë, nga çdo pajisje
Vlerësimet
Përforconi mësimin tuaj me kuize në fund të secilit modul
Certifikatë
Përfundoni trajnimin tuaj dhe kaloni provimet, merrni çertifikatën tuaj.