Current Status
Not Enrolled
Price
Diskutueshëm
Get Started

Përshkrimi

Dyert e shkollave në të gjithë botën janë mbyllur për disa muaj, gjatë kësaj krize, ne kemi parë një
përpjekje të jashtëzakonshme në shkallë të gjerë për të përdorur teknologjinë në mbështetje të
mësimit në distancë.
Teknologjia dixhitale në arsim na mundëson të gjejmë përgjigje të reja jo vetëm për ato që
mësojnë njerëzit, por edhe për mënyrën se si ata mësojnë, ku dhe kur mësojnë. Për më tepër,
teknologjia dixhitale mund të ndihmojë në rritjen e rolit të mësuesve. Në vend se thjesht të
komunikojnë njohuritë, ata mund të bëhen bashkë-krijues të njohurive, trajnerë, mentorë dhe
vlerësues.
Por, për të siguruar që teknologjia dixhitale funksionon në mënyrën e duhur dhe efektive në
edukimin dhe zhvillimin e mbarëvajtjes mësimore, ne duhet të sigurohemi që
kontrollorët/inspektoret tanë njohin mirë funksionimin e kësaj teknologjie, dhe duke e njohur atë
në nivelin e duhur, janë të aftë ta bëjnë edhe kontrollin/inspektimin e saj.
Inspektimi i teknologjisë së informacionit (tutje TI) shqyrton proceset, asetet e TI-së dhe
kontrollet në nivele të ndryshme brenda shkollave/kolegjeve (tutje organizatat), për të
përcaktuar shkallën në të cilën organizata i përmbahet standardeve ose kërkesave të
zbatueshme.
Inspektimi/Kontrolli i TI-së ndihmon organizatën që të kuptoj, vlerësoj dhe përmirësoj
përdorimin e kontrolleve për të mbrojtur TI, për të matur dhe për të korrigjuar performancën,
dhe për të arritur objektivat dhe rezultatet e synuara.
Ky trajnim fokusohet në shpjegimin e të gjitha aspekteve të inspektimit/kontrollit të TI, nga
përshkrimi i krijimit të programeve të inspektimit/kontrollit dhe procesi i kryerjes së
inspektimeve/kontrolleve, deri tek identifikimi i standardeve relevante, metodologjive, kornizave
dhe burimeve të udhëzuesve për inspektimin/kontrollin e TI.

Kërkesa për Aplikim