Current Status
Not Enrolled
Price
Diskutueshëm
Get Started

Përshkrimi i Trajnimit



Programi trajton thellësisht kompetencën si element të formimit të nxënësit të ciklit fillor.
Programi u krijon mundësitë pjesëmarrësve të shpjegojnë lidhjen midis kompetencës dhe situatës së të nxënit. Trajton situatën e të nxënit dhe dimensionet e saj, planifikimin në funksion të zhvillimit të kompetencave, rolin e matricës së situatës në planifikimin efektiv të saj, rolin e nxënësit dhe të mësuesit në zhvillimin e situatës. Moduli ndihmon në zhvillimin e aftësive të planifikimit dhe menaxhimit të situatave të të nxënit, të problem-zgjidhjes dhe të punës në grup të pjesëmarrësve, të planit mujor , vjetor dhe atë të orës mësimore. Programi poashtu trajton dy llojet kryesore të vlerësimit në klasë, vlerësimin për të nxënit – formues dhe vlerësimin e të nxënit – përmbledhës.
Ky lloj vlerësimi përdoret edhe për të gjykuar efektivitetin e mësimdhënies apo programit mësimor. Në modul theksohet rëndësia që merr në një kurrikulë me bazë kompetencat vlerësimi për të nxënit, për të monitoruar dhe nxitur progresin e nxënësve, dhe për t’i aftësuar ata të demonstrojnë arritjet në mënyra të ndryshme. Moduli trajton dhe pyetjet, listë kontrolli, studimet e rastit, portofolin/dosjen e nxënësit, evidencën e mësuesit dhe nivelet e arritjes.

Lloji: Program trajnues themelor  Kreditë: 54 Kredi  Orët: 54 Orë Ligjëruese

Lidhja e trajnimit me llojin e licencës për mësimdhënës: 

  • Mësimdhënës i karrierës
  • Mësimdhënës i avancuar

Përfituesit e trajnimit

  • Mësues të ciklit fillor (klasat 1-5) dhe të arsimit të mesëm të ulët (klasat 6-9), sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejt dhe të interesuar për këtë tematikë;
  • Drejtuesit e shkollave fillore, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
  • Specialistë të kurrikulës dhe të vlerësimit, të inspektimit të arsimit fillor dhe atij sekondar, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë.

Trajnimi ka tre module:

Rezultate të pritshme:
Pjesëmarrësit në trajnim:

– shpjegojnë konceptin e kompetencës në përgjithësi dhe të kompetencave kyçe në veçanti;
– shpjegojnë kompetencat e fushave kurrikulare të ciklit fillor;
– analizojnë dhe vlerëson rezultatin e të nxënit si element i rëndësishëm për lidhjen mes
kompetencave kyç, kompetencave të fushës dhe kompetencave të lëndës;
– shqyrtojnë elementet dhe risitë e programit të fushave kurrikulare të ciklit fillor;
– zbatojnë mënyrat e planifikimit në grup (grup i mësuesve të fushave kurrikulare të ciklit fillor)
sipas formateve të planifikimit vjetor dhe mujor.
Ky modul do të zbatohet me anë të seancave , si më poshtë:
Seanca 1: Kuptimi për vlerësimin në kurrikulën me bazë kompetencat. Parimet e vlerësimit.
Vlerësimi për të nxënit dhe vlerësimi i të nxënit.
Seanca 2: Llojet e vlerësimit. Vlerësimi i brendshëm, i jashtëm. Vlerësimi i vazhdueshëm, periodik
dhe përfundimtar.

Seanca 3: Nivelet e arritjeve të kompetencave në fushën e shkencave të natyrës/dituri natyre.
Seanca 4: Evidencat për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për vlerësimin. Raportimi i
progresit dhe arritjeve të nxënësve. Forma të raportimit.
Seanca 5: Punë e pavarur për plotësimin e evidencave të progresit të nxënësit dhe vlerësimit të
kompetencave kyçe.
Seanca 6: Teknikat dhe instrumentet e vlerësimit. Dosja e nxënësve, si instrument vlerësimi dhe
vetëvlerësimi.

Rezultate të pritshme:
Pjesëmarrësit në trajnim:

– shqyrtojnë parimet dhe veçoritë e të nxënit dhe mësimdhënies kontekstuale;
– vendosin lidhje mes të nxënit me bazë kompetencat dhe të nxënit kontekstual;
– shpjegojnë kuptimin e situatës të të nxënit dhe të matricës së situatës së të nxënit;
– shpjegojnë dhe ndjek hapat proceduralë për hartimin dhe planifikimin e situatës së të
nxënit;
– bëjnë dallimin mes qasjeve të mësimdhënies e të nxënit tradicional dhe atyre me bazë
situatat;
– zhvillojnë praktikisht një model situate të nxëni;
Ky modul do të zbatohet me anë të seancave , si më poshtë:
Seanca 1: Metodologjia e të nxënit dhe mësimdhënies me situata në ciklin fillor,
Seanca 2: Të nxënit me situata, kompetenca dhe situata e të nxënit.
Seanca 3: Planifikimi i situatave të të nxënit, matrica e situatës.
Seanca 4: Planifikimi i një situate të nxëni në ciklin fillor .
Seanca 5: Planifikimi i një situate të nxëni në fushat kurrikulare të ciklit fillor.
Seanca 6: Planifikimi i orës së mësimit bazuar në një situatë të nxëni, sipas formatit të unifikuar.

Rezultate të pritshme:
Pjesëmarrësit në trajnim:

– dallojnë konceptet e vlerësimit për të nxënit dhe vlerësimin e të nxënit dhe përshkruan
rëndësinë e secilit prej tyre;
– identifikojnë llojet e vlerësimit dhe karakteristikat e tyre;
– demonstrojnë përdorimin e evidencave për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit në lidhje
me vlerësimin;
– shpjegojnë përmes shembujve përdorimin e instrumenteve të ndryshëm të vlerësimit;
– demonstrojnë vlerësimin e kompetencave mbi bazën e niveleve të arritjeve;
– përshkruajnë kriteret dhe mënyrën e ndërtimit të dosjes së nxënësve si instrument vlerësimi dhe
vetëvlerësimi.
Ky modul do të zbatohet me anë të seancave , si më poshtë:
Seanca 1: Kuptimi për vlerësimin në kurrikulën me bazë kompetencat. Parimet e vlerësimit.
Vlerësimi për të nxënit dhe vlerësimi i të nxënit.
Seanca 2: Llojet e vlerësimit. Vlerësimi i brendshëm, i jashtëm. Vlerësimi i vazhdueshëm, periodik
dhe përfundimtar.
Seanca 3: Nivelet e arritjeve të kompetencave në fushën e shkencave të natyrës/dituri natyre.
Seanca 4: Evidencat për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për vlerësimin. Raportimi i
progresit dhe arritjeve të nxënësve. Forma të raportimit.
Seanca 5: Punë e pavarur për plotësimin e evidencave të progresit të nxënësit dhe vlerësimit të
kompetencave kyçe.
Seanca 6: Teknikat dhe instrumentet e vlerësimit. Dosja e nxënësve, si instrument vlerësimi dhe
vetëvlerësimi.

Struktura e trajnimit:
Për të tria modulet janë 54 orë gjithsej, 18 seanca. I trajnuari pajiset me një certifikatë vlerësimi për 54 orë ose për 3 kredite (3 module x 18 orë trajnimi të drejtpërdrejtë).

Organi i Shpërblimit

BeINT-logo-Full

Merrni Certifikatën tuaj në 4 Hapa të Thjeshtë

Regjistrohuni

Plotësoni formularit e regjistrimit. Ndiqni procesin e lehtë të regjistrimit

Studioni

Mësoni më shpejt, studioni më zgjuar. Ju mund të studioni kudo, në çdo kohë, nga çdo pajisje

Vlerësimet

Përforconi mësimin tuaj me kuize në fund të secilit modul

Certifikatë

Përfundoni trajnimin tuaj dhe kaloni provimet, merrni çertifikatën tuaj.

Kërkesa për Aplikim

Grupet e Hershme