Trajnimi është i përbërë nga tri module.
Së pari, ky trajnim eksploron sfidat e përfshira në mësimdhënien në internet/online dhe
udhëzon arsimtarët dhe inspektorët për të identifikuar dhe kuptuar praktikat më të mira.
Është një mjet i vlefshëm për të ndihmuar stafin dhe nxënësit të kenë sukses në mjediset
sinkron dhe asinkron këtë vit shkollor dhe më gjerë.
Së dyti, mbush boshllëkun, duke siguruar praktika të bazuara në prova për mësimdhënie në
internet, krijimin e kurseve në internet dhe motivimin në internet të nxënësve të integruar
me shkencën pedagogjike dhe njohëse për t'ju ndihmuar të ndërtoni kurse dhe mësime të
mësimit në distancë që nxënësit tuaj meritojnë.
Së treti, jep një përmbledhje të përgjithshme të çështjeve të diskutuara dhe sfidave me të cilat
përballen sektori i sigurimit të cilësisë në mësimin elektronik. Trajnimi synon të krijoj një
dialog midis institucioneve, agjencive të sigurimit të cilësisë, nxënësve dhe palëve të tjera të
interesuara, të cilët preken drejtpërdrejt nga cilësia e mësimit elektronik, dhe nevojë për
përmirësim të vazhdueshëm në këtë çështje që do të nxisë rezultate pozitive.
Përkufizimi i mësimit elektronik dhe karakteristikat e tij mund të ndryshojnë nga një vend në
tjetrin. Për të shkëmbyer një mirëkuptim të përbashkët, është e nevojshme të sqarohen
termat e mësimit elektronik dhe metodat edukative të rëndësishme.