Filozofia dhe praktika e metodologjisë së trajnimit bazohet tek ndërveprimi aktiv, pedagogjik,
ku i rrituri është në qendër të të nxënit. Zbatohen metoda, teknika dhe strategji të larmishme
që burojnë dhe kanë në thelb ndërveprimin, ku midis tyre veçojmë: Prezantime, diskutime,
debate, punë e drejtpërdrejtë, individuale, punë në ekipe, vlerësim, diskutime, përdorim të
TIK-ut dhe softwareve, analiza për përdorimin e tyre në procesin e komunikimit si dhe
feedback. Trajnimet shoqërohen me paratestime përpara fillimit të trajnimit dhe pastestim,
kur përfundon trajnimi, me qëllim parësor përmirësimin e vijueshëm dhe formimin sa më të
mirë të të trajnuarit.