Current Status
Not Enrolled
Price
Diskutueshëm
Get Started

Përshkrimi i Trajnimit



Qëllimi i trajnimit është të sigurojë mësimdhënësin me njohuri dhe kuptim të teorive, parimeve dhe
modeleve të aplikuara në arsim dhe trajnim. Moduli përfshin aplikimin e teorive, parimeve dhe
modeleve të të nxënit, komunikimit dhe vlerësimit në arsim dhe trajnim, aplikimin e teorive dhe
modeleve të zhvillimit të kurrikulave brenda fushës së vetë të specializimit, dhe aplikimin e teorive
dhe modeleve të reflektimit dhe vlerësimit në vlerësimin e praktika vetanake.

Ky trajnim përfshin krijimin dhe mbajtjen e një mjedisi gjithëpërfshirës të mësimdhënies dhe
vlerësimin e praktikës së vet. Trajnimi mbulon pritshmërinë në lidhje me thelbin minimal në
mësimdhënie, mësimnxënie dhe vlerësim.

Rezultatet e të nxënit përcaktojnë atë që një kandidat pritet të dijë, të kuptojë ose të jetë në gjendje të
bëjë si rezultat i procesit mësimor. Kriteret e vlerësimit përshkruajnë kërkesat që një kandidat pritet
të përmbushë në mënyrë që të demonstrojë se rezultati i mësimit është arritur.

Orët e drejtuara të mësimit janë një udhëzues tregues për sasinë e kontributit që një mësues do t’i
sigurojë një kandidati, për t’iu dhënë mundësi atyre të përfundojnë njësinë. Kjo përfshin ligjërata,
mësime dhe punëtori dhe kohën e kaluar nga stafi që vlerëson arritjet e kandidatëve kur ata janë të
pranishëm

Lloji: Program trajnues plotësues  Kreditë:  20 Kredi  Orët: 20 Orë Ligjëruese

Lidhja e trajnimit me llojin e licencës për mësimdhënës: 

  • Mësimdhënës i karrierës
  • Mësimdhënës i avancuar

Përfituesit e trajnimit

  • Mësimdhënës të shkollave fillore dhe te mesme që kanë synime në drejtimin e institucioneve arsimore siç janë shkollat, sepse ky program do ti mundësoj zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive për këtë tematikë;
  • Drejtuesit e shkollave fillore dhe te mesme, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
  • Zyrtarë dhe Drejtues Institucional Arsimor, si p.sh.. Zyrtar nga Ministria e Arsimit, DKA-të, etj. sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë

Trajnimi ka një modul:

Rezultatet e Përgjithshme:

– Kuptoni zbatimin e teorive, parimeve dhe modeleve të të nxënit
në arsim dhe trajnim
– Kuptoni zbatimin e teorive, parimeve dhe modeleve të
komunikimit në arsim dhe trajnim
– Kuptoni zbatimin e teorive, parimeve dhe modeleve të
vlerësimit në arsim dhe trajnim
– Kuptoni zbatimin e teorive dhe modeleve të zhvillimit të
kurrikulave brenda fushës së vetë të specializimit.
– Kuptoni zbatimin e teorive dhe modeleve të reflektimit dhe
vlerësimit në rishikimin e praktikës së vet.

Struktura e trajnimit:
Programi trajnues TEORITË, PARIMET DHE ZHVILLIMI NË ARSIM DHE TRAJNIM, është një program i përbërë me gjithsej 20 orë trajnimi të vlefshme me 20 kredi.

Organi i Shpërblimit

BeINT-logo-Full

Merrni Certifikatën tuaj në 4 Hapa të Thjeshtë

Regjistrohuni

Plotësoni formularit e regjistrimit. Ndiqni procesin e lehtë të regjistrimit

Studioni

Mësoni më shpejt, studioni më zgjuar. Ju mund të studioni kudo, në çdo kohë, nga çdo pajisje

Vlerësimet

Përforconi mësimin tuaj me kuize në fund të secilit modul

Certifikatë

Përfundoni trajnimin tuaj dhe kaloni provimet, merrni çertifikatën tuaj.

Kërkesa për Aplikim

Grupet e Hershme