Current Status
Not Enrolled
Price
Diskutueshëm
Get Started

Përshkrimi

Dyert e shkollave në të gjithë botën janë mbyllur për disa muaj për të ndaluar
përhapjen e pandemisë COVID-19. Gjatë kësaj krize, ne kemi parë një përpjekje të
jashtëzakonshme në shkallë të gjerë për të përdorur teknologjinë në mbështetje të
mësimit në distancë.
Teknologjia dixhitale në arsim na mundëson të gjejmë përgjigje të reja jo vetëm për
ato që mësojnë njerëzit, por edhe për mënyrën se si ata mësojnë, ku dhe kur mësojnë.
Për më tepër, teknologjia dixhitale mund të ndihmojë në rritjen e rolit të mësuesve.
Në vend se thjesht të komunikojnë njohuritë, ata mund të bëhen bashkë-krijues të
njohurive, trajnerë, mentorë dhe vlerësues.
Për shembull, sistemet ekzistuese të të mësuarit dixhital mund të shkojnë përtej
mësimit të thjeshtë. Fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, këto sisteme gjithashtu
mund të vëzhgojnë se si mësojnë studentët. Për më tepër, ata mund të zbulojnë se
çfarë lloj detyrash dhe mendimi u intereson atyre më së shumti, dhe cilat lloj
problemesh i konsiderojnë të mërzitshëm ose të vështirë. Këto sisteme më pas mund
të adaptojnë procesin e të mësuarit për të akomoduar stilet e të mësuarit individual
të studentëve. Dhe, më e rëndësishmja nga të gjitha, ata mund ta bëjnë këtë me shumë
më saktësi sesa çdo mjedis tradicional në klasë që mund të arrinte ndonjëherë.
Për të siguruar që teknologjia dixhitale funksionon në mënyrën e duhur dhe efektive
në edukimin dhe zhvillimin e mbarëvajtjes mësimore, ne duhet të sigurohemi që
mësuesit dhe kontrollorët/inspektoret e tyre, e kuptojnë mirë se si kjo teknologji të
përdoret dhe vlerësohet. Andaj me anë të këtij trajnimi duke aplikuar rastin e
studimit (google education): duke lexuar, shikuar video dhe duke praktikuar
aktivitete, trajnimi ka për qëllim t’i aftësoj pjesëmarrësit si integrohen platformat dhe
teknikat teknologjike në mësimin online. Poashtu, ti ndihmoj pjesëmarrësit në
përparimin e demonstrimit të aftësive mbi integrimin e teknologjisë.

Kërkesa për Aplikim