Takimi i dytë me nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” u mbajt të Mërkurën, 19 Maj 2021, i cili ishte një Trajnim për përdorimin e platformës edukim.org

Platforma është e përkushtuar të udhëzojë nxënësit në shtegun më të mirë të mësimnxënies me mundësitë e shumta që i ofron gjithashtu edhe për mësimdhënës.
Prandaj ne jemi duke ofruar një mundësi të mrekullueshme për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit në Kosovë apo për të gjitha shkollat pa dallim, shkolla publike apo private, fillore apo të mesme. 

Platforma edukim.org është platforma më e mirë në tërë rajonin. Duke kombinuar mësimin online me atë në klasë, ne jemi duke iu ofruar nxënësve dhe mësimdhënësve një eksperiencë të klasit botëror të mësimit online, ndryshe nga çdo platformë tjetër në rajon!

REGJISTROHU TANI DHE FILLO MËSIMIN ONLINE FALAS

Gjatë trajnimit tonë në gjimnazin “Eqrem Çabej” ne i realizuam të gjitha funksionet e procesit mësimor me anë të platformës edukim.org
Të gjitha lëndët dhe orët mbahen online me anë të takimeve në Zoom si dhe me anë të krijimit të lëndës, të gjitha brenda platformës, e gjitha kjo për t’u siguruar që të gjithë nxënësit e përjetojnë mësimin sikur të ishin në ambientin shkollor.
Mësimdhënësia krijoi lëndën me njësitë mësimore dhe nën-njësitë, poashtu ka vendosur në lëndën e saj një test final dhe detyra nëpër njësi mësimore. Në përfundim të lëndës vendosi një certifikatë.

Mbajtja e mësimit të rregullt online dhe në klasë me anë të platformës

Të gjitha lëndët mbahen si zakonisht. Ata takohen çdo ditë me mësimdhënësit e tyre dhe shokët e shoqet e klasës në takime online dhe i mësojnë të gjitha njësitë mësimore të cilat janë të planifikuara brenda lëndës të krijuar në platformë. Ata mbajnë diskutime të drejtpërdrejta, prezantime individuale në klasat e tyre dhe në forumet brenda klasës, dhe, sigurisht, kanë edhe detyra të cilat tregojnë progresin e tyre.

Mësimdhënësit vendosën që tashmë të i krijojnë testet apo kuizet në platformë dhe të mos ju nënshtrohen më nxënësit testeve ndryshe por vetëm me anë të platformës edukim.org
Pra duke parë veçoritë mbresëlënëse dhe mundësitë e shumta që i ofron platforma edukim.org  ata nuk kanë asnjë pengesë në zhvillimin e procesit mësimor dhe se nuk kanë më arsye të humbin orë mësimore apo rrjedhën e rregullt të procesit mësimor.

Platforma edukim.org është platformë e cila është një kombinim dhe më shumë i të gjitha platformave ndërkombëtare sa i përket dixhitalizimit të shkollave dhe mësimit online dhe së shpejti do të ketë edhe App-in e saj.

FOKUSI YNË ËSHTË MIRËQENIA DHE SUKSESI I NXËNËSVE DHE MËSIMDHËNËSVE TANË