BEINT më 15 dhe 16 Maj 2021 ka organizuar në Durrës Trajnimin që ka të bëjë me Trajnimin e Trajnerëve (ToT). Ligjëruesi i këtij trajnimi dhe vetë pjesëmarrësit e vlerësuan trajnimin si mjaft të efektshëm dhe me rëndësi për trajnerët.
Trajnerë të Institutit KAF dhe të tjerë kanë pasur mundësinë që gjatë të Shtunës dhe të Dielës të ndjekin në Durrës trajnimin për Trajnimin e Trajnerëve (ToT). Trajnimi u mbajtë gjatë dy ditëve dhe përfshiu 4 senca te cilat kishin këtë përmbajtje:
Në ditën e parë të trajnimit, janë mbajtur 3 senaca dhe secila seancë kishte veprimtaritë e tyre. Në seancën e parë trajneri ka trajtuar temën lidhur me “Të nxënët e të rriturve”, në seancën e dytë trajneri ka trajtuar temën lidhur me “Planifikimi i një trajnimi”, në seancën e tretë trajneri ka trajtuar temën lidhur me “Zhvillimi i trajnimit dhe rolet e trajnerit”. Në ditën e dytë të trajnimit, është mbajtur 1 senacë e cila poashtu kishte veprimtaritë e saj. Në këtë seancë trajneri ka trajtuar temën lidhur me “Vlerësimi në trajnim”.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit ishin të aftë të:
- thonë pikëpamjet e tyre për trajnimin nëpërmjet workshopit/punëtorisë si një veprimtari formuese-kualifikuese.
- planifikonin me shkrim realizimin e një workshop/punëtorie në fushën e tyre të ekspertizës dhe mësimdhënies.
- demonstronin në praktikë rolet që duhet të marrë trajneri.
- vlerësonin mënyrën e zhvillimit të workshopit/punëtorisë.